Burri vret me sëpatë motrën e gruas

Burri vret me sëpatë motrën e gruas

Tefik Tashi e goditi me sëpatë disa herë kunatën e tij, ndërsa e pranishme ishte edhe motra e viktimës. Kjo e fundit thotë se 58-vjecari dhe Alma Qevani kishin vazhdimisht konflikte me njëri tjetrin.

Gruaja u transportua për në spital me një makinë që kaloi aty rastësisht, por nuk mundi të merrte ndihmën e parë pasi humbi jetën. Autori i ngjarjes u largua për t’u fshehur por u lokalizua nga një patrullë policie teksa mbante sëpatën dhe kishte duar të gjakosura. Krimi i rëndë i ka tronditur fqinjët fqinjët.

58-vjeçari nuk ka shprehur pendesë për krimin para grupit hetimor. Ai ka treguar se kunata e ofendonte vazhdimisht dhe kishin debate për punët e shtëpisë.

Mësohet se viktima, Alma Qevani kishte qenë kundër martesës së 58-vjeçarit me motrën e saj pasi Tashi ishte i papunë dhe konsumues alkooli. Por sipas bashkëshortes së tij, ai nuk ishte në gjendje të dehur në momentin që kreu krimin.

Tashi prej 2 vitesh ishte martuar me motrën e 44-vjeçares, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *