Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ka reaguar përsëri mbi mundësinë e shtyrjes së maturës shtetërore, duke rikujtuar se mbajtja e provimit është obligim ligjor dhe prandaj shteti është i obliguar ta mbajë atë në afatin e përcaktuar me ligj. Nga atje thonë se e drejta e grevës është sigurisht e garantuar me kushtetutë, por edhe e drejta për arsim është pjesë e Kushtetutës.
“Mosmbajtja e mundshme e provimit të maturës shtetërore do të dëmtojë më së shumti maturantët që planifikojnë të studiojnë jashtë dhe sipas analizave tona ky numër është 12 për qind në çdo gjenerate. Prandaj i kujtojmë publikut angazhimin tonë në muajin mars për përshtatjen e duhur të maturës shtetërore në interes të të gjithë gjimnazistëve dhe përsërisim apelin tonë që të rriturit të mos e vënë në pikëpyetje të ardhmen e këtyre maturantëve”, thuhet në kumtesën e sotme për media nga UNShM.
Ndërkohë greva në QSHP vazhdon pas bisedimeve të pasuksesshme prë rritjen e pagave.
Shaqiri: Provimet do të mbahen në kohë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri tha se do ta analizojnë vendimin e sindikatës por shtoi se provimet do të zhvillohen në kohë.