Shtetase nga Rusia, Bjellorusia dhe Shqipëria kapen në disa lokale të fshatrave të Tetovës

Shtetase nga Rusia, Bjellorusia dhe Shqipëria kapen në disa lokale të fshatrave të Tetovës

Policia dhe Inspektorati i Punës mbrëmjen e djeshme kanë nisur kontrolle në lokale në fshatrat Sedllarcë e Epërme dhe Zherovjanë, ku janë kapur gra, shtetase të huaja, të cilat sipas MPB-së, kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vend.

Shtetaset e huaja janë kapur në lokalet e personave nga Bogovina, ndërsa aksioni i kontrolleve ka zgjatur deri në ora 1:35 pas mesnate.

“Në objektin në Sedllarcës së Epërme, në pronësi të A.A.(32) nga Bogovina e Tetovës, janë gjetur D.R.(31) nga Republika e Shqipërisë dhe A.P.(38) nga Bjellorusia, ndërsa në objektin në Zherovjanë në pronësi të H.A.(33) nga Bogovina, është gjetur 32-vjeçarja K.V.S. nga Rusia. Të tre shtetaset e huaja janë ndaluar nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik, gjegjësisht qëndrim në kundërshtim me qëllimin, më pas janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *