Ndryshimet kushtetuese, mblidhet grupi i punës

Ndryshimet kushtetuese, mblidhet grupi i punës

Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë do të mbajë seancë në Qeveri. Siç njoftoi  kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska, përgatitja e rregullores duhet të jetë në rend dite gjatë mbledhjes së sotme.

“Më e rëndësishmja është që të gjithë aktivitetin tonë ta reduktojmë në atë që do të thotë propozim për fillimin e kësaj pune. Nesër ose pasnesër, me siguri do të keni mundësinë të shihni zgjidhjet, si dhe dokumentet dhe konkluzionet e mëparshme të Qeverisë, konkluzionet dhe vendimet e Kuvendit lidhur me gjithçka që është treguar më parë nga BE-ja, për gjithçka që një farë mënyre tregon nevojën për ndryshime.”, theksoi  Nikollovska ditë më parë.

Kryetarja e grupit punues, po ashtu theksoi se nuk u është dhënë afat, por do të punojnë me iniciativën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *