Muriqi: Jam në parajsë, dua të rri këtu

Muriqi: Jam në parajsë, dua të rri këtu

Vedat Muriqi po ndihet mjaft mirë në Mallorca.

Sulmuesi kosovar është protagonist i ekipit spanjoll, por njëkohësisht edhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga.

Ndërkohë, në një intervistë për një televizion spanjoll “Pirati” ka folur për të ardhmen e tij, duke e nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Mallorca, shkruan “Gazeta Express”.

“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, theksoi përfaqësuesi kosovar.

Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës lojtarit të saj kryesor në një vlerë prej 40 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *