Liga e Evropës i sjell dy ndeshje të mëdha gjysmëfinale sonte

Liga e Evropës i sjell dy ndeshje të mëdha gjysmëfinale sonte

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për gjysmëfinalet në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës.

Në Ligën e Evropës na presin dy përballje mjaft interesante.

Juventus – Sevilla është sfida kryesore e natës.

“Bianconeri” pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe pasi mbetën edhe këtë radhë pa e fituar “Scudetton”, do të mundohen ta shpëtojnë sezonin me triumf në Europa League.

Por, ata do të kenë punë me specialisten e kësaj gare – Sevillën, shkruan “Gazeta Express”.

Andaj, na presin dy përballje mjaft interesante dhe të forta, sonte në Itali dhe javën tjetër në Spanjë.

E dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai mes Romës dhe Bayer Leverkusenit.

Trajneri Jose Mourinho pasi e fitoi Ligën e Konferencës, tash synon ta fitojë edhe Ligën e Evropës me “Giallorossi”.

Nga ana tjetër, ai do ta ketë përballë ish-futbollistin e Real Madridit, Xabi Alonso, i cili po e drejton me sukses ekipin gjerman.

Këto dy ndeshje do të fillojnë në orën 21:00, shkruan “Gazeta Express”.

E në të njëjtën kohë do të luhen edhe gjysmëfinalet e Conference Leagues.

Fiorentina – Basel dhe West Ham United – AZ Alkmaar janë sfidat e sontme në këtë garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *