Letërsia e madhe i ngjan ferrit

Letërsia e madhe i ngjan ferrit

Shkruar nga Besim Xani

Romani “Metamorfoza” i Kafkës është një ndër kryeveprat më të mëdha të njerëzimit në historinë e letërsisë botërore.

Në këtë vepër shkrimtari e zbërthen natyrën njerëzore deri në ekstrem me një neutralitet të papërsëritshëm, kryevepër kjo, tek e cila nga faqja e parë deri në faqen e fundit të tmerron një ferr i vërtetë dhe sikundër thotë Ismail Kadare: “Letërsia e madhe i ngjan ferrit”.

Të mos harrojmë, Kafka është shkrimtari më i admiruar për Ismail Kadarenë, ngase, sipas tij, që nga lindja e letërsisë këtu e 4000 vjet më parë e deri më sot njerëzimi nuk ka më shumë se 25 gjeni të letërsisë, në mesin e tyre pa diskutim zë vend edhe Franc Kafka me kryeveprën e tij “Metamorfoza”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *