Lëshohet me sukses anija kozmike kineze e mallrave “Tianzhou-6”

Lëshohet me sukses anija kozmike kineze e mallrave “Tianzhou-6”

Të mërkurën, raketa bartëse “Marshimi i Madh 7-Y7”, që mbante anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-6”, u lëshua dhe dërgoi me sukses anijen kozmike në orbitën e parashikuar. Drejtori i Qendrës së Lëshimit të Satelitëve të Xichang-ut, Deng Hongqing, deklaroi:

“Sipas të dhënave të fluturimit të raketës bartëse ‘Marshimi i Madh 7-Y7’ dhe  informacioneve të mbikëqyrjes nga Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Hapësinore e Pekinit, anija kozmike e mallrave ‘Tianzhou-6’ ka hyrë saktësisht në orbitën e paracaktuar. Panelet diellore u hapën dhe kushtet e funksionimit të anijes kozmike janë normale. Tani deklaroj se ky lëshim ka arritur sukses të plotë.”

Zv.projektuesi i raketës bartëse “Marshimi i Madh 7-Y7” Ma Zhonghui u shpreh se ecuria e procesit të lëshimit ishte shumë mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *