Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka hedhur poshtë si spekulime informacionet se ka dhënë dorëheqje.
“Nuk ekziston diçka e tillë dhe mund të shkoni ta vërtetoni në arkiv. Diçka e tillë nuk ekziston si dokument. Sigurisht kjo është ndonjë spekulim”, deklaroi sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë kanadeze “Magna” në Shtip.
I pyetur se dorëheqja ishte e shkruar me dorë nga ana e tij, pas përplasjes që e pati me një deputet të tij, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë përplasje.
Kujtojmë se VMRO-DPMNE opozitare u shpreh se Kovaçevski ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend, por më pas ka ndryshuar mendim.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një tribunë partiake në Shtip mes tjerash tha se Kovaçevski i cili sipas tij është partneri më i vogël i BDI-së, ka dhënë parashtruar dorëheqjen me shkrin në Kuvend.
“Ata që janë të vetëdijshëm e dinë se me rënien nga qeveria vjen edhe përgjegjësia. Talat Xhaferi dhe të tjerët e kanë bindur të mos japë dorëheqje për shkak se e dinë se nga drejtësia nuk ka ikje. Kemi kryeministër që në mëngjes zgjohet, pasdite jep dorëheqje, ndërsa në mbrëmje ndryshon mendja”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se kryeministri Kovaçevski ka pranuar pozitë që nuk mund ta mbajë duke i kërkuar kështu që të japë dorëheqje.
“Kovaçevski nuk duhet mundohet dhe mjaft e fundosën Maqedoninë. Jep dorëheqje. Pranuat përgjegjësi që nuk mund ta mbani”, tha Mickoski.
Sipas Mickoskit, asnjë dorëheqje nuk do të jetë ikje nga përgjegjësia dhe se do të mbahet përgjegjësi për çdo denarë të, siç thotë ai, vjedhur.