Fondacioni Lumbardhi finalist i çmimeve ‘New European Bauhaus 2023’

Fondacioni Lumbardhi finalist i çmimeve ‘New European Bauhaus 2023’

Fondacioni ‘Lumbardhi’ është përzgjedhur si finalist për çmimet prestigjioze New European Bauhaus për vitin 2023.

New European Bauhaus është nismë kreative dhe ndërdisciplinore e Komisionit Europian që ndërlidhë ‘European Green Deal’ me hapësirat tona të jetesës dhe eksperiencës.

Çmimet e New European Bauhaus njohin dhe vlerësojnë projekte ekzistuese dhe koncepte të reja  që demonstrojnë zgjidhje të qëndrueshme të promovuar nga European Green Deal dhe që janë  përfshirëse, kanë vlera estetike dhe sjellin eksperienca të cilësisë së lartë në jetën e përditshme të njerëzve.

Procesi 8-vjeçar për Kino Lumbardhin është vlerësuar në mesin e 61 projekteve nga mbi 1450 aplikime, në kategorinë tematike ‘Rifitimi i ndjenjës së përkatësisë’ nën shtyllën ‘New European Bauhaus  ducation Champions’ e cila fokusohet në iniciativa në edukim dhe të mësuarit, duke theksuar procesin e të mësuarit në ndërtim institucional, angazhim të komunitetit dhe hisedarëve, si dhe trajtim të trashëgimisë kulturore dhe mjedisit të ndërtuar.

12 fitues të Çmimeve NEB 2023 do të shpallen në Ceremoninë e Çmimeve, që do të zhvillohet më 21-22 qershor 2023, në Bruksel. Para asaj, publiku do të ketë mundësi të përzgjedhë 3 projekte fituese përmes votimit online që mbahet prej 10 maj 2023 deri me 24 maj 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *