Milan e nisi jo mirë përballjen gjysmëfinale të Champions League ndaj Inter, duke u mundur 2-0 në sfidën e parë. Gjithçka u vendos në 15 minutat e para, ku dy gola të shpejtë të skuadrës zikaltër “kapën mat” kuqezinjtë, që nuk arritën dot të reagojnë.
“E sigurt është që nuk e nisëm mirë ndeshjen, jo ashtu sikurse e kishim përgatitur. Inter bëri golin e parë nga një goditje këndi, por të mos fshihemi, Inter bëri një pjesë të marë më të mirë se ne. ishin ata që shkonin të parët te topi dhe kjo bëri diferencën”, tha trajneri i Milan, Stefani Pioli.
“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe më vjen keq që nuk realizuam të paktën një gol, çka do të na ndihmonte shumë për ndeshjen e kthimit. E dimë që do të kemi një mision i vështirë pas 6 ditësh, por jo i pamundur. Duhet ta nisim atë ndeshje nga pjesa e dytë e sfidës me Inter”, tha Pioli.
Trajneri kuqezi flet për mungesën e Leao, duke sqaruar: “E dinim që kishim pak shanse që ai të luante, por skuadra bëri maksimumin në fushë. E thashë që na penalizuan 15 minutat e para, ku Inter bëri dy gola dhe ishte më i saktë në duelet në mesfushë. U zgjuam vonë dhe e pësuam”.