Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 204 masa. Mes tyre, për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar 26 sanksione, 10 masa për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, pesë sanksione për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
“Janë shqiptuar nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq…, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.