Ndikimi nga kriza u vërejt edhe në funksionimin e pushtetit lokal

admin
By admin 28 Dhjetor, 2022 10:47

<strong>Ndikimi nga kriza u vërejt edhe në funksionimin e pushtetit lokal</strong>

Nga një situatë e rënduar si pasojë e pandemisë, Maqedonia e Veriut u përballë edhe me pasojat e krizës ekonomie dhe energjetike në nivel global. Si në çdo segment tjetër, ndikimi u vërejt edhe në funksionimin e pushtetit lokal.

Kryetar i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani në Inervistën e fundvitit për FrontPage.Mk, shprehet që edhe përkundër krizave të vazhdueshme pushteti lokal duhet të përpiqet në realizimin e programës.

Në pyetjen se sa ka ndikuar kjo gjendje në funksionimin e komunës që drejton, Shabani shprehet që si çdo institucion tjetër publik në vend edhe te ne krizat e vazhdueshme kanë ndikuar, por se krizë te ne kemi pasur edhe para pandemisë, prandaj ajo nuk mund të jetë justifikim i vazhueshëm për realizim të programit dhe detyrimeve që ndjehen ndaj qytetarëve.

“Besoj se ia kemi dalë në mbi 90 për qind të realizojmë atë çka kishim premtuar para qytetarëve”, shton Ai.

Kriza energjetike po merr haraçin e vet, por Shabani thotë se shkollat kanë funksionuar pa asnjë problem, kanë qenë të furnizuara me kohë me derivate që përoden për ngrohje.

“U përgatitëm para kohe pasi paralajmërimet ishin shumë herë se botën e pret një krizë energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë. Shkollat kanë funksionuar pa asnjë problem, kanë qenë të furnizuara me kohë me derivate që përoden për ngrohje. Sa i takon ndiçimit publik, nga aty kemi filluar me kursimet shumë herët dhe kjo solli që mos kemi fatura të pa paguara ndaj furnizuesit. Kemi biseduar dhe kemi hasur në mirëkuptim me banorët që ndriçimi publik derisa zgjatë kriza, të fiket herë pas here”, thotë ai.

Në kontekst të krizës ekonomike dhe energjetike, ndikim ka pasur edhe në funksionimin e ndërmarrjeve publike të themeluara nga komunat.

“Këtë sfidë dhe krizë e kemi përballuar bashkë. Kemi vetëm një ndërmarrje publike komunale dhe ajo ka arritur obligimet t’i kryejë pa pengesa dhe të përgjigjet në kohë ndaj çdo urgjence që ka dale”, thotë Shabani. Flaka

Lexo intervistën e plotë:

admin
By admin 28 Dhjetor, 2022 10:47