Ministri Aliti: Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellur reformat në Adminisratë

admin
By admin 28 Dhjetor, 2022 10:16

Ministri Aliti: Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellur reformat në Adminisratë

Në intervistën ekskluzive për Flaka Media Group, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti flet për procesin e reformave dhe unifikimi i ligjeve me ata të BE-së. “Momentalisht jemi në fazën e screeningut  dhe fakti që si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kemi në kompetencë tri politika tejet të rëndësishme të cilat janë: digjitalizimi, administrata publike dhe mediumet, e bëjnë këtë dikaster një prej dikastereve të themi më vendimtare në këtë fazë”, thotë ministri Aliti. Sipas tij, është krijuar  Strategjinë e Re për Reforma në Administratë Publike (2023-2030) kshtu që beson që deri në vitin 2030, por edhe më herët ndoshta, do të realizojmë gjitha këto reforma , vit i cili koerespondon me objektivin për të qenë anëtarë të Bashkimin Europian.

Intervistoi: Driton ZENKU

FLAKA: Viti 2022 përfundon si një vit me zhvillime të shumta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Ndodhi pranimi i propozimit francez në Kuvend rreth kontestit me Bullgarinë. Rezultati i këtij kompromisi rezultoi me hapjen e bisedimeve për inkuadrim në BE, pas plotë 17 vitesh. Cili është vlerësimi i juaj për këtë arritje politike?

ADMIRIM ALITI: Po, saktë. Hapja e negociatave me BE është një moment të cilin e kemi pritur për dekada me radhë dhe padyshim që mund të vlerësoj se kjo arritje politike është suksesi më i madh i kësaj qeverie dhe ndoshta më i madhi i çdo qeverie të deritanishme.

Ne e dimë që këtë qëllim deri tani nuk kanë mundur ta realizojnë për kohë të gjatë, e dimë të gjitha problematikat dhe sfidat që ka tejkaluar vendi në këtë drejtim ndaj edhe jam tejet i lumtur që kemi arritur në këtë moment historik që të hapen negociatat pasi e dimë se kjo nënkupton që vendi tashmë është në një distancë shumë të afërt  para anëtarësimit të plotë në BE, me çka mendoj se qytetarët tonë do të përfitojnë një mirëqenie dhe një jetë më dinjitoze dhe për shtetin nënkupton fuqizim i zhvillimit, demokracisë dhe progresit.

FLAKA: Kur jemi tek integrimet europiane, digasteri që drejtoni ju është tejet i rëndësishëm kur flasim për reformat në adiministratë dhe unifikimi i ligjeve me ata të BE-së. E keni thënë edhe ju që reformat në administratën publike janë parakusht për integrimin në BE. Nga atje deklaruat që Maqedonia e Veriut e ka të qartë objektivin e saj. Sa është i gatshëm resori juaj për të ecur këtë proces konsistent me parimet evropiane?

ADMIRIM ALITI: E vërtetë, momentalisht jemi në fazën e screeningut  dhe fakti që si Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kemi në kompetencë tri politika tejet të rëndësishme të cilat janë: digjitalizimi, administrata publike dhe mediumet, e bëjnë këtë dikaster një prej dikastereve të themi më vendimtare në këtë fazë, duke qenë se janë pikërisht këto politika të cilat i përgjigjen më së shumti kërkesave dhe rekomandimeve kryesore të Komisionit Evropian ose ndryshe mund të themi se janë fushat prioritare ku kërkohen dhe priten ndryshimet më të mëdha, dhe kjo për arsye se këto politika janë ata që ndikojnë në depolitizim, departizim, efikasitet, profesionalizëm, transformim dhe transparencë të administratës dhe digjitalizim të shërbimeve që të gjitha janë parakusht për parandalim të korrupsionit dhe rritje të vlerave demokratike.

Për t’ju kthyer pyetjes suaj se sa jemi të gatshëm; vërtetë që disa herë e kam potencuar se e kemi të qartë objektivin tonë dhe në këtë kontekst si MSHIA jemi plotësisht të përkushtuar në këtë proces dhe për këtë janë vënë në përdorim të gjitha kapacitetet tona dhe resurset njerëzore, njëkohësisht po punohet në disa segmente me ekspertë ndërkombëtar që mendojmë se po japim maksimumin. Normalisht jemi të vetëdijshëm që na pret një punë intensive dhe kjo kërkon një angazhim serioz, por jam optimist që e gjithë kjo do të reflektoj në reformat dhe ndryshimet pozitive.

FLAKA: Si pjesë e ekipit qeveritar, ishit pjesëmarrës në Bruksel në takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në të cilën u prezanta procesi i skriningut për reforma në administratën publike. Do të shohim një administratë të depolitizuar, profesionale dhe efikase në vendin tonë, dhe sa kohë do të merr kjo reformë?

ADMIRIM ALITI: Ne po bëjmë gjitha përpjekjet për të sjellë këto reforma që do të mundësojnë depolitizimin, profesionalizmin dhe efikasitetitn e kshtu me rradhë. Me disa prej reformave veçse kemi filluar. Siç e dini riorganizimi i institucioneve shtetërore që është një prej reformave që parashikohet dhe tashmë kemi fillua pilotimin e këtij projekti në tre Ministri, që janë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, e cila fazë pritet të përfundoj në vitin 2023 ndërsa në vitin 2024 pritet që të gjitha Ministritë të fillojnë me riorganizim. Njëkohësisht ne kemi krijuar Strategjinë e Re për Reforma në Administratë Publike (2023-2030) kshtu që besojmë se deri në vitin 2030, por edhe më herët ndoshta, do të realizojmë gjitha këto reforma , vit i cili koerespondon me objektivin tonë për të qenë anëtarë të BE.

FLAKA: Jeni profisionist dhe person i thirrur në këtë drejtim. Procesi i digjitalizimit, poashtu është i një rëndëse thelbësore sa i përket reformimit të administratës. Keni paralajmëruar inovacione dhe transformim digjital. Deri ku ka arritur procesi i digjitalizimit që do të rriste efekasitetit në punën e institucioneve dhe shërbimet e qytetarëve?  

Është e vërtetë, edhe procesi i digjitalizimit shkon paralelelisht me procesin e reformave dhe ky proces mund të them që po zhvillohet në disa seksione.

E para lidhet me digjitalizimin e shërbimeve publike, ku përmes Portalit Kombëtarë të Shërbimeve, uslugi.gov.mk, jemi duke punuar që përveç që të rrisim numrin e shërbimeve elektonike që ofrohen nga institucionet për qytetarët, gjithashtu po tentojmë që të prioritizojmë disa shëbime që tangojnë më së shumtë përditshmërinë dhe nevojat e qytetarëve, ku në këtë aspekt kemi digjitalizuar disa shërbime të rëndësishme siç janë p.sh shërbimet për pasapotrë, për letërnjoftim, për leje të vozitjes etj. Mund të themi se ka zhvillim në këtë drejtim duke marrë për bazë numrin më të madh të shërbimeve dhe numrin më të madh të përdoruesve (rreth 40 shërbime të reja nga institucione të ndryshme dhe është rritur për 8,945 numri i shfrytëzuesve të rinj)  për kto 6 muaj të fundit.

E dyta lidhet me avancimin e platformave që përdoren nga intitucionet shtetërore, siç janë p.sh DMS, HRMIS, Interoperability, OpenData e kshtu me rradh, duke qenë se zhvillimi dhe përmirësimi i këtyre platformave bën më efikase punën e institucioneve, mundëson ndërlidhjen dhe komunikimin më efektiv mes tyre por edhe më produktiv në dhënien e shërbimeve për qytetarët.

Ajo çka është shumë e rëndësishme për kto dy segmente është se sigurojnë transparencë, llogaridhënie dhe integritet të institucioneve dhe janë një faktor kyç në parandilimin e korrupsionit, sepse e dimë që përmes shërbimeve digjitale zvoglohet propabiliteti për ryshfet dhe korrupsion.

Dhe segmenti i tretë shumë i rëndësishëm që lidhet me digjitalizimin është Siguria Kibernetike, sidomos në një kohë si kjo ku çdo ditë e më shumë jemi të këcënuar nga sulmet kibernetike dhe njëkohësisht e dimë që si Shtet nuk jemi shumë të përgatitur për të parandaluar dhe vepruar në përballe me sulme të tilla, ajo çka po bëjmë ne si MSHIA në bashkëpunim me ekspertë, kemi krijuar dhe publikuar në ENER Strategjinë Nacionale për Siguri Kibernetike (2023-2026), e cila është një strategji që parasheh edhe Krijimin e Agjecionit për Siguri Kibernetike dhe mundëson një siguri më të madhe si për institucionet edhe për qytetarët.

FLAKA: Për momentin është duke u përgatitur një ligj i ri për sektorin publik i cili i përfshinë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë edhe të punësuarit në nivelin lokal dhe qëndror. Tjetra është ligji për administratën publike por vetëm në nivelin qëndror duke nënkuptuar ministritë. Cilat janë veçoritë kryesore të dy ligjeve që do të jepnin rezultate pozitive konform reformave të parapara në administratën publike, dhe a mendoni që me ligjet e reja do t’u jepet fund punësimeve partiake? 

ADMIRIM ALITI: Ligji për të punësuarit në sektor publik dhe Ligji për Nëpunësit Administrativ janë ndoshta ndër ligjet më thelbësore në Reforma, këto janë ligje që janë fuqi prej vitit 2015, ne kemi bërë ndryshime dhe plotësime të tyre, të cilat janë paraparë në Strategjinë e Reformave për Administratë Publike (2018-2022), ndaj konform kësaj strategjie dhe planit akionar për reforma, draft versionet e këtyre ligjeve janë publikuar në ENER në shtator të këtij viti, si dhe për këto ligje gjithashtu janë mbajtur debate publike.

Sa i përket asaj se cilat janë veçorit e këtyre ligjeve, mund të them se këto ligje parashohin dispozita konkrete që lidhen pikërisht me avancimin e një modeli të punësimit dhe vlerësimi që bazohet krejtësisht në kompetenca dhe baza meritore, pra me këtë besojm se do tu jepet fund punësimeve partiake dhe nepotizmit. Parapelisht me këtë këto ligje sigurojnë thjeshtëzim të procedurave të shumta, avancim të mbykqyrejs inspektuese, efikasitet me udhëheqjen e burimeve njerëzore, pra janë ligje që mendojmë se do të reflektojnë me ndryshime pozitive në reforma dhe do të mundësojnë një administratë me standarde dhe vlera evropiane.

FLAKA: Qeveria hoqi dorë nga plani për transferimin e të punësuarve nga sektori publik në atë privat si masë për të ulur numrin e të punësuarve në administratë. Por numri i madh i të punësuarve në administratën publike, bie ndesh me reformat e paralajmëruara. Si mendoni të zgjidhni këtë ngërç, le ta quajmë, në sektorin publik?

ADMIRIM ALITI: Numri me i madh i te punesuarve ne sektorin publik jane kryesisht neper komuna dhe institucione/kompani qe menaxhohen nga komunat, arsim dhe shendetesi. Per tu optimizuar numri i punetoreve ne keto sektore duhet nje qasje me gjitheperfshirese. Ne tentojme me ligjet tona qe te japim zgjidhje sistemore, por duhet edhe vullnet politik qe mos te behen punesime per interesa partiake. Sa i perket te punesuarve ne organet qendrore, qe jane ministrite dhe institucionet qe jane nen qeverine, analiza jone tregon se aty numri nuk eshte i madh, pervecse edhe aty eshte e nevojshme te behet optimizim. Per momentin nuk ka nje plan per transferim te punetoreve nga sektori publik ne sektorin privat.

FLAKA: Reformat në institucione janë proces që zgjat. Sigurisht paraardhësit tuaj kanë inicuar reforma të caktuara. Mbani kontakte me pararendësit tuaj rreth proceseve të filluara më herët në digasterin që drejtoni ju?

ADMIRIM ALITI: Natyrisht,  siç e cekët edhe ju edha ata kanë qenë inicues të disa reformave dhe kam kontakte me shumicën prej paraardhësve të mij, por tashmë kemi ardhur në një fazë ku edhe vet jemi kyçur mjaftueshëm në këto preocese dhe normalisht që i njohim rrethanat prej brenda.

FLAKA: Keni një përvojë solide si në punë ashtu edhe në studime në nivel ndërkombëtar. Keni ndjekur studime në Suedi por edhe në Austri. Keni punuar në Dubai të Emirateve të  Bashkuara Arabe por edhe në shumë organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare. Sa u shërben përvoja nga e kaluara në menaxhimin e ministrisë?

ADMIRIM ALITI: Po e saktë. Mendoj që çdo përvojë është një vlerë e shtuar për gjithsecilin, pasi nga çdo përvojë ne mësojmë diçka që me siguri na ndihmon në përvojat tjera, njejtë edhe për mua si studimet jashtë vendit por edhe punë të shumta kryesisht në sektor privat dhe NGO jashtë vendit më kanë shërbyer në këtë pozitë, por nuk mund ta mohoj dhe duhet potencuar se në këtë pozitë aktualisht më së shumti më ka shërbyer përvoja si Drejtor në RadioDifuzion, pasi që aty jam përballur me sfidat e vërteta institucionale dhe kam njohur menaxhimin me institucion publik.

FLAKA: Deri ku ka arritur hartimi i Strategjisë për Reforma në Administratën Publike 2023-2030?

ADMIRIM ALITI: Duke qenë se jemi në vitin e fundit të zbatimit të Strategjisë aktuale (2018-2023) , MSHIA ka përgatitur draft versionin e Strategjisë së Re të Reformave në Administratë Publike (2023-2030) me qëllim që të vazhdoj këtë proces. Kjo strategji e cila është përgatitur me mbështetjen e ekspertëve nga ReSPA dhe SIGMA si dhe në bashkëpunim me delegacionin e BE në Shkup, duke marrë për bazë gjitha rekomandimet e ekspertëve dhe Komisionit Evropian është në fazën e saj përfundimtare të hartimit dhe mendoj që brenda një muaji do ta kemi finalizimin e saj.

FLAKA: Para jush ishte raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut 2022. Ciliat ishin defektet dhe sugjërimet për institucionet e shtetit sa u përket reformave në Administratë Publike dhe Riorganizimin e të njëjtës?

ADMIRIM ALITI: Po, pikërisht ajo që folëm deri tash. Gjitha ndryshimet që po bëjnë janë konform këtyre rekomandimeve dhe kërkesave të BE-së. Jo rastësisht thashë në fillim që kjo ministri paraqet një nga ministritë  kyçe në përgjigje të kërkesave të BE, për çka jemi të agazhuar t’I përmbushim plotësisht, pasi jemi të bindur që kjo është e vetjma rrugë që mundëson efikasitet të institucioneve, rikthen besimin qytetarë në institucione duke e bërë administratën një administratë me vlera dhe standarde evropiane.

FLAKA: Më herët keni qenë mësimdhënës i lëndëve të ndryshme në Departamentin e Informatikës pranë Universitetit Nënë Tereza – Shkup. Më lehtë e keni pasur me studentët apo tani me administratorët?

ADMIRIM ALITI: Është e vërtetë, kam edhe një përvojë në akademi, si asistent në UNT por edhe në UT. Realisht puna e mësimëdhënies dhe udhëheqjes me një institucion janë të ndryshme për nga inputi por besoj se nuk kanë shumë dallim në output. Punën në universitet gjithmonë e kam definuar si shenjtëri, duke qenë se jep kontributin tënd në krijimin e kuadrove profesionale që do ta zhvillojnë vendin, por tani duke qenë i bindur se edhe puna ime në institucion shërben në profesionalizimin e administratës që ata të jenë më afër qytetarëve mendoj se është pak a shumë një qëllim i përafërt. Natyrisht dallon përgjegjësia dhe kjo e bën më sfiduese punën time si Ministër.

FLAKA: Pyetja e parafundit. Në vigjilje të ndërrmit të motmoteve dhe pasi kjo përkon me 1 vjetorin e drejtimit me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është moment ideal për të vlerësuar punën tuaj një vjeçare. Sa është i kënaqur ministri Aliti nga rezultatet e arritura brenda vitit?

ADMIRIM ALITI: Nëse marrim parasysh gjitha sfidat me të cilat jemi përballur edhe si qytetar por edhe si qeveri, por njëkohësisht duke u bazuar në ndryshimet e deri tanishme gjatë këtij viti, mund të konstatoj se jam mjaftë i kënaqur me rezultatet, E para më e rëndësishmja dhe e pakrahasueshmja është hapja e negociatave siç e përmendëm në fillim, por duke marrë parasysh që gjitha punët tjera që kemi bërë janë konform integrimit të vendit në BE, ndalimit të korrupsionit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve mund padyshim ta quaj të suksesshme. Natyrisht kjo nuk do të thotë se misioni jonë përfundon dhe puna jonë mbaron me kaq. Kemi edhe shumë punë për të bërë, aty s’ka dyshim, por përderisa jemi duke dhënë maksimumin tonë, shpresoj se do të çojmë sa më para proceset dhe ndryshimet që priten prej nesh.

FLAKA: Pyetja e zakonshme për intervistat e fundvitit. Ku do ta pret ndërrimin e motmoteve Admirim Aliti?

ADMIRIM ALITI: Në shtëpi – qeshet.

admin
By admin 28 Dhjetor, 2022 10:16