RETRO: Maqedonia e Veriut as në Kampionatin Botëror Katar 2022, as në Eurovision 2023!

admin
By admin 27 Dhjetor, 2022 13:12

RETRO: Maqedonia e Veriut as në Kampionatin Botëror Katar 2022, as në Eurovision 2023!

Kriza ekonomike dhe energjetike që ndrikoi në veprimtarinë e RTVM, bëri që servisi publik të heq dorë nga pjesëmarrja në Eurovision 2023. Ndërkohë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022, Maqedonia e Veriut pësoi humbje nga Portugalia, me çka humbi mundësinë për përfaqësim në Katar në evenimentin më të madh botëror të futbollit. 

Maqedonia e Veriut nuk merr  pjesë në Eurovision 2023. Për herë të parë pas pavarësisë, RMV  nuk do të merr pjesë në ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë, ndërsa mjetet financiare për këtë ngjarje u përdoren për pagesën e rrymës elektrike.

Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, duke arsyetuar vendimin, tha që nuk do të merrej pjesë në Eurovizion dhe se problemi më i madh ishte rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dilnin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe.

“Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha Cvetkovski.

Maqedonia e Veriut duke mposhtur Islandën 3:1 në Shkup, siguroi një vend në play-off në përpjekje për të marrë pjesë për herë të parë në një Kampionat Botëror, por kjo nuk mjaftonte për këtë ëndërr të FFM-së.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pësoi humbje nga Portugalia në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Përkundër disfatës, arritja deri në ndeshjen finale të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që  llogaritet sukses i madh për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, e cila madje eliminoi me rezultat 0-1 kampionin evropian Italinë në gjysmëfinalen e kualifikimeve, në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Renzo Barbera” në Palermo të Italisë.

Maqedonia e Veroit tentoi ta përsërisë suksesin e Euro 2020, ku e siguroi kualifikimin për herë të parë pasi e mundi Kosovën në play-off, por kjo nuk ndodhi dhe botërorin e ndoqi nga ekranet televizive.

Disfata në fushën e gjelbër dhe mungesa e fondeve bëri që Maqedonia e Veriut të mungn në Kampionatin Botëror Katar 2022 dhe nuk do të merr pjesë në ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë që do të mbahet brenda vitit 2023.

admin
By admin 27 Dhjetor, 2022 13:12