A po ndahet BDI-ja në Maqedoninë e Veriut?

admin
By admin 1 Tetor, 2022 09:45

A po ndahet BDI-ja në Maqedoninë e Veriut?

Analisti politik dhe botuesi i gazetës “Lajm” në Maqedoninë e Veriut, Fejzi Hajdari ka folur në lidhje me atë se a po ndahet BDI-ja në Maqedoninë e Veriut?

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova u shpreh përçarja brenda këtij subjekti politik ka filluar qysh dy vite më parë.

“Gjeneza e këtij problemi, pra përçarjes e brendshme për herë të parë që po ndodh në këtë subjekt politik të cilin e drejton Ali Ahmeti, daton tanimë dy vitet e fundit. Siç quhet “Grupi i Zjarrit” para disa kohe parashtroi një kërkesë direkt të Ali Ahmeti për spostimin nga pozicioni i Artan Grubit i cili kishte një pushtet të centralizuar, gjithçka mbante në dorë edhe në qeveri, duke qenë si njeriu i dytë i qeverisë, por edhe në parti”, u shpreh ai.

admin
By admin 1 Tetor, 2022 09:45