Kërcim masiv me litar, pjesë e Javës Evropiane të Sportit në Gostivar

admin
By admin 30 Shtator, 2022 20:41

Kërcim masiv me litar, pjesë e  Javës Evropiane të Sportit në Gostivar

Sot, në sheshin e qytetit në Gostivar u shënua përfundimi i Javës Evropiane të Sportit, një aktivitet masiv i organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit.

Mbi 300 fëmijë nga shkollat fillore të komunës së Gostivarit morën pjesë në ngjarjen “Të kërcejmë me litar”, në sheshin e qytetit.

Ndryshe, projekti “Java Evropiane e Sportit” financohet nga Bashkimi Evropian me qëllimin e ngritjes së vetëdijes së fëmijëve për sport dhe rekreacion që në moshë të hershme.

“Qëllimi kryesor është që t’i nxisim që sa më shumë që është e mundur të merren me sport, sepse, vetëm kështu do të kemi sukses që të kemi komb të shëndoshë me zakone të shëndosha për sport”, thanë për Gostivari Sot nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Projekti u realizua në 40 komunave me evente të ndryshme rekreative – sportive. Kërcim masiv me litar, garë me biçikleta, ngjitje natën në Vodno, aktivitete krosfit dhe turnir në basketboll janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat u organizuan në kuadër të Javës Evropiane të Sportit nga data 23 e deri më 30 shtator. Gostivari Sot

admin
By admin 30 Shtator, 2022 20:41