Vrasja në Gostivar. Çka thonë nga Policia dhe Prokuroria?

admin
By admin 18 Shtator, 2022 12:12

Vrasja në Gostivar. Çka thonë nga Policia dhe Prokuroria?

Pas ngjarjes tragjike të mbrëmjes të së shtunës në Gostivar, ku ngeli i vdekur një 28 vjeçar që u sulmua me armë zjarri, janë prononcuar nga Policia dhe Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

Nga Prokuroria konfirmuan informacionin që dha Gostivari Sot mbrëmë vonë që Policia në vendngjarje ka gjetur një pistoletë që mendohet se është kryer vrasja. Nga atje thonë që Prokurori publik në kujdestari nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe është gjetur një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt i ekspertizës.

Edhe nga Policia konfirmuan informacionin e plasuar nga Gostivari Sot që viktima ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

Prokurori publik në kujdestari nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer ekspertizë në vendngjarje në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një 28-vjeçari me plagë me armë zjarri në kokë. I ndjeri është dërguar në qendrën urgjente të Spitalit në Gostivar nga babai i tij, nga ku është konstatuar vdekja. Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi. Gjatë ekspertizës në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt ekspertimi. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve lokale. Janë ndërmarrë veprime të tjera nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Me 17-shtator, e shtunë rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga SPB – Tetovë.

Policia rastin e ka bartur në Prokurorinë Publike ku punohet në zbardhjen e indentitetit të autorit të vrasjes. Gostivari Sot

admin
By admin 18 Shtator, 2022 12:12