Rreziku nga varfëria, Shqipëria kryeson Europën me 43 për qind të popullsisë

admin
By admin 16 Shtator, 2022 08:05

Rreziku nga varfëria, Shqipëria kryeson Europën me 43 për qind të popullsisë

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër.

Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT-it, 21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020.Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas EUROSTAT-it kishte qenë 46 për qind.

Në rajon, të dhënat janë të disponueshme për vitin 2020, kur ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia.

Pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social e ka mali i Zi, me 38 për qind, i ndjekur nga Rumania me 34.4 për qind, Turqia 34 për qind, Maqedonia e Veriut 32.6 për qind, Bullgaria 31.7 për qind, Serbia 29.8 për qind.

Sipas përcaktimeve të EUROSTAT-it, rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.

Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim. /Monitor

admin
By admin 16 Shtator, 2022 08:05