Pikë e re e shërbimeve postare në Gostivar, gjendet tek Stacioni Autobusëve

admin
By admin 12 Shtator, 2022 10:54

Pikë e re e shërbimeve postare në Gostivar, gjendet tek Stacioni Autobusëve

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-14-791x445.png

Familja Selimi e cila me vite merret me gastronomi, gjegjësisht me menaxhimin e restoranteve “Luxor” dhe kuzhinës popullore “Non Stop” në Gostivar, po zgjeron veprimtarinë e tyre.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-10-791x445.png

Kësaj here, ajo sjell më afër qytetarëve më shumë shërbime si shërbimin postar, agjencion turistik, këmbimore, tobako, ndërsa do të ofrojë edhe shërbimin e veturave me qira njohur ndryshe si “Rent a Car”.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-3-791x445.png

Të gjitha këto shërbime janë vendosur në një lokal në afërsi të Stacionit të autobusave në Gostivar, dhe janë lëshuar në përdorim sot nëpërmjet një ceremonie solemne.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-15-1-791x445.png

Familja prioritet ka shërbimet postare të cilat janë të njejtat që ofron edhe tek Posta kryesor e qytetit, pasi ajo është postë e kontraktuar nga Posta kryesore.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-18-791x445.png

Drejtimi i postës do të jetë nga Amra Selimi e cila një periudhë të caktuar ka bërë trajnime paraprake.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-1-791x445.png

Në ceremoni pos familjarëve dhe miqve të familjes Selimi, merrte pjesë edhe një delegacion nga Posta kryesore e Gostivarit udhëhequr nga drejtori Betim Mehmedi. Ai tha se ky shërbim postar i cili vjen më afër qytetarëve, do t’u mundësojë atyre që çdo shërbim postar tani e tutje ta kryejnë në lagjen e tyre.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-4-791x445.png

“Ka kohë si postë që kemi kryer obligimet ligjore për postën e kontraktuar dhe sot kjo postë e kontraktuar fillon me punë zyrtarisht. Këto lloje të postave të kontraktuara janë të dobishme për qytetarët pasi në çdo cep të qytetit, ata do të kenë mundësi t’i kryejnë të gjitha shërbimet ashtu siç mund t’i kryejnë te postat qendrore. Për këtë zonë te rruga ‘Hekurudha’, ‘Boge Veljanovski’, në Balindoll dhe lagjen ku ndodhet, banorët shpresojë se më nuk do të kenë nevojë të vijnë deri te postat kryesore dhe të gjitha shërbimet do të mund t’i kryejnë këtu”, deklaroi Memedi.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-20-791x445.png

“Punëtore do të jetë vazja e pronarit e cila mbi një muaj ka qenë në Postë, është trajnuar dhe e njeh punën në tërësi”, deklaroi Betim Memedi, drejtues i Postës në Gostivar.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-6-791x445.png

Në një periudhë të rëndë ekonomike, me ofrimin e këtyre shërbimeve, familja Selimi ka krijuar njëkohësisht edhe vened të reja pune. Gostivari Sot

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Posta-8-791x445.png



admin
By admin 12 Shtator, 2022 10:54