Valdet Xhaferi takon Forumin Rinor: Të kontribojmë për vete dhe ata që kanë nevojë

admin
By admin 10 Shtator, 2022 20:07

Valdet Xhaferi takon Forumin Rinor: Të kontribojmë për vete dhe ata që kanë nevojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi ka takuar sonte Forumit Rinor të BDI – Gostivar, ku është diskutuar dhe ka filluar fushata senzibilizuese për anëtarësimet e reja, transmeton Gostivari Sot

“Anëtarësohu në FR-BDI, sonte në takimin me Forumin Rinor filloj fushata senzibilizuese për anëtarësimet e reja që mund të bëhet online përmes adresës Regjistrimi.Mk apo edhe përmes formularëve drejtpërdrejt në zyrat tona në Gostivar. Rinia e Gostivarit e ka dëshmuar guximin, iniciativën, punën dhe përkushtimin. Një pjesë bukur e mirë e rinisë gostivarase është në rradhët e Bashkimi Demokratik për Integrim të përgatitur, të përkushtuar dhe gatshëm që këtë rrugëtim ta ndajmë me miq dhe shok, të hapur për bashkëpunim, bujarë që suksesin ta ndajmë bashkë ashtu siç jemi të gatshëm që sfidat t’i përballojmë së bashku. Bashkohu të veprojmë, të nxjerrim vlerat në sipërfaqe, të kontribojmë për vete dhe ata që kanë nevojë për ne. Dyert janë të hapura për të gjithë”, shkruan Xhaferi.

Fushata për anëtarësimet i paraprinë procesit zgjedhor brenda Forumit Rinor, ku pritet të zgjidhet kryesia e re. Gostivari Sot

admin
By admin 10 Shtator, 2022 20:07