Fidan Jusufi fiton titullin magjistër në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup
Në Institutin për kërkime sociologjike dhe Politike-Ligjore të Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, kandidati Fidan Jusufi nga Gostivari, me sukses mbrojti temën e magjistraturës “Konzistenca e kornizës ligjore në sistemin e mbrojtjen sociale në nivel lokal”, njofton Gostivari Sot
Rast studimi ka patur komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë, sa i përket konzistencës së kornizës ligjore në sistemin e mbrojtjen sociale në nivel lokal. Jusufi merr titullin magjistër i shkencave politike.
“Sot me sukses mbrojta temën e magjistraturës “Konzistenca e kornizës ligjore në sistemin e mbrojtjen sociale në nivel lokal” (Rast studimi: komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrov Rostushë), pranë Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Instituti për kërkime sociologjike dhe Politike-Ligjore, në drejtimin shkencat politike, të drejtat dhe liritë e njeriut”, deklaron Jusufi.
Temën e mbrojti pranë komisionit në përbërje: Prof. D-r. Bojana Naumovksa – Kryetare e Komisionit Prof. D-r. Pande Llazarevski – Anëtarë (Mentor), si dhe Doc. D-r. Jovan Bliznakovski.
Jusufi ka të kryer fakultetin e Administratës Publike në UEJL. Ka qenë drejtor në NPEOS – Rinia në Gostivar, ndërsa aktualisht është shef i Departamentit për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe veprimtari komunale në komunën e Gostivarit. Ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të NPK Komunalec dhe aktualisht anëtar i Këshillit Drejtues në Gjimnazin e Gostivarit. Gostivari Sot