Beteja për drejtësi, KSHPK – Taravari | VIDEO

admin
By admin 7 Shtator, 2022 08:48

Beteja për drejtësi, KSHPK – Taravari | VIDEO

Një betejë për drejtësi ka hapur fron mes Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, shkruan Flaka në kronikën speciale dedikuar debatit publik Taravari – KSHPK.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit denoncoi që më shumë se tre vjet pasi u konstatua se në Gostivar po ndërtohej një objekt jashtë DUP-it në një lokacion afër stacionit të zjarrfikësve, për shkak të mosveprimit, ky organ nxiti iniciativën për ndjekje penale të kryetarit Arben Taravari dhe inspektori kompetent i ndërtimit në komunë.

Rasti është referuar nga anëtari i DHPGJS-së, Shemshi Salai, i cili krahas iniciativës për ndjekje penale të zyrtarëve komunal, ka dërguar kërkesë në Këshillin e Prokurorëve Publikë për përgjegjësinë e prokurorit publik Arsim Ademi sepse ai “ e mbajti çështjen në sirtar” për tre vjet në vend që të përfundonte hetimin.

“Një devijim nga plani është konstatuar nga inspektori kompetent në komunë dhe është paraqitur kallëzim penal në prokurori. Bashkia nuk e prishi pjesën pa leje të objektit, duke u arsyetuar se nuk kanë zgjedhur në tender një kompani për prishjen e ndërtimeve pa leje. Për shkak të mosdhënies së informacionit, organet e komunës kanë marrë gjoba për kundërvajtje nga DKSK. Prokuroria nuk i ka përfunduar hetimet, prandaj DSHSK-ja kërkon përgjegjësi për prokurorin nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. 

Pas paraqitjes publike nga PSHPK, u përgjigj Arben Taravari. Në një konferencë për shtyp ai potencoi se presionet politike kundër tij nuk kanë efekt as në këtë kohe, pasi që, siç tha ai, ne kemi 5 vjet që e luftojmë këtë regjim dhe do vazhdojmë ta luftojmë.

Me rastin e propozimit per aktakuzë nga ana e Komisionit per Antikorupsion, Taravari potencoi se janë insinuata të porositura nga BDI dhe LSDM.

“Nuk kemi të bëjmë me objekt kolektiv banimi (objekt komercial), por me shtëpi individuale banimi dhe objekti nuk është ndrëtim i egër si në komunat e Çairit, Sarajit, Strugës etj, por bëhet fjalë vetëm për një pjesë shtojcë, me devijim prej 3 metrash nga leja e ndërtimit. Për rastin në fjalë Komuna, respektivisht inspektorët komunalë të ndërtimit, të cilët janë të pavarur në punën e  tyre, i kanë ndërmarrë në kohë të gjitha masat e parapara me ligj, gjë që mund ta argumentoj me aktet që ia vë në dispozicion publikut” – theksoi Taravari.

Taravari njoftoi që më 20.07.2018 është bërë e plotfuqishme Leja e ndërtimit, kur edhe kanë filluar punët ndërtimore. Kur është konstatuar se investitori ka devijuar nga gabariti, respektivisht ka dalë 3 metra para me objektin, inspektorët kanë dalë në vendngjarje më 16.10.2018 ku kanë kërkuar që investitori të mënjanojë pjesën që nuk është paraparë me leje dhe në të njëjtën ditë kanë përpiluar Procesverbal.

“Meqë investitori nuk ka vepruar konform Vendimit, inspektorët kanë dalë përsëri në vendngjarje më datë 18.03.2021, kur edhe është përpiluar Procesverbal. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria dhe me këtë përfundon e gjithë ajo që është në kompetencë të Komunës. Deri më tani nuk kemi Vendim gjyqësor për prishje, ndërsa Komuna, pa një vendim gjyqësor nuk mund të prishë asnjë objekt. Këtë e di çdo jurist, dhe duhet ta dijë edhe anëtari i Komisionit Antikorrupsion”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari, tha gjithashtu se kjo akuzë nga KSHPK ku shumica e anëtarëve, jo të gjithë, punojnë me porosi dhe diktat nga dyshja qeveritare BDI-LSDM, ka për qëllim të diskreditojë politikisht figurën e tij, njëlloj si Komisioni Kundër Diskriminimit, e sidomos Policia Financiare e cila bënte kontrolle shumë të shpeshta dhe të panevojshme dhe jashtë çdo logjike në Komunën në Gostivarit, por edhe dihet se si përfundoi drejtori i saj. Flaka

admin
By admin 7 Shtator, 2022 08:48