Do të çmendeni, Beniada Nishani reklamon veshje të brendshmet të një brendi!

Linda Limani
By Linda Limani 14 Gusht, 2022 13:12

Do të çmendeni, Beniada Nishani reklamon veshje të brendshmet të një brendi!

Beniada Nishani është njëra ndër ish banoret që është pëlqyer e është komentuar më së shumti brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka marrë vëmendje të veçantë edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi ajo është shfaqur tepër tërheqëse gjysëmlakuriq me bikini. Në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi nga produkti i një kompanie të veshjeve të brendshme. Normal jo për qeif por për reklamë të kompanisë.

Beniada Nishani është biondja elegante shqiptare, që po bën karrierë si modele dhe showgirl në Itali. Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. 25-vjeçarja Beniada Nishani njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Kush është Beniada Nishani?

Beniada Nishani ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për Fashion Design. Në vitin 2013 ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia”, nga i cili ka dalë me fashën e “Miss Ravenna 2013”. Karrierën e ka vazhduar duke u bërë pjesë e shumë studiove dhe fotografëve të njohur si; Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Ricciardi.”

Për Vitin e Ri 2017-të Beniada është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardit, fotograf i famshëm nga Milano që ka zbuluar disa “show girl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e Belen Rodriguez. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida në muajin shkurt, në bashkëpunim me shef Walter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”.

Por nuk është pjesë vetëm e modelimit. Beniada është bërë pjesë e radios dhe televizionit, edhe me prezantime.

Linda Limani
By Linda Limani 14 Gusht, 2022 13:12