Faqe e Dua Lipa në Facebook, administrohet nga 265 administratorë në 31 shtete të Botës!

Linda Limani
By Linda Limani 7 Gusht, 2022 09:14

Faqe e Dua Lipa në Facebook, administrohet nga 265 administratorë në 31 shtete të Botës!

Janë gjithsej 265 administratorë që menaxhojnë faqe zyrtare të Dua Lipa në Facebook. 87 nga Kanadaja, 41 nga SHBA, 20 nga Mbretëria e Bashkuar, 12 nga Franca, 11 nga Holanda, nga Gjermania, e kështu me radhë, shkruan Gazeta Observeri

Canada (87), United States (41), United Kingdom (29), France (12), Netherlands (11), Germany (9), Italy (7), Spain (7), Sweden (7), Singapore (6), Australia (5), India (4), Mexico (4), Russia (4), Belarus (3), Brazil (3), Japan (3), Thailand (3), Austria (2), Finland (2), Hong Kong (2), New Zealand (2), Poland (2), Uruguay (2), Argentina (1), Belgium (1), Estonia (1), Indonesia (1), Ireland (1), Philippines (1), South Africa (1) and Taiwan (1).

Administratorët që menaxhojnë faqe zyrtare të Dua Lipa në Facebook janë të shpërndarë në 31 shtete të Botës, ndërsa në listën e gjatë mungojnë vendet si Shqipëria dhe Kosova.

Dua Lipa e lindur me 22 gusht të vitit 1995) është një këngëtare, tekstshkruese dhe modele e mirënjohur në botë dhe prejardhje shqiptare nga Kosova, që jeton në Londër të Anglisë.

Në vitin 2015, ajo nënshkroi kontratë me Warner Music Group dhe publikoi albumin e saj të parë Dua Lipa në vitin 2017.

Albumi u rendit në vend të tretë në Grafikun e Albumeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe përmbante nëntë këngë, duke përfshirë “Be the One” dhe “IDGAF”, si dhe këngën numër një në Mbretërinë e Bashkuar, “New Rules”, e cila u radhit në vend të gjashtë në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2018, Lipa fitoi çmimin Brit Awards për kategoritë Solo Artistja më e Mirë dhe Artistja më e Mirë e Re.

E publikuar në prill të vitit 2018, kënga “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, mbërriti të radhitet e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte kënga që qëndroi më gjatë në vendin e parë nga një këngëtare.

Me këtë këngë, ajo e fitoi çmimin Brit Award për Këngën e Vitit.

Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë Artistja më e Mirë e Re. Ndërsa, kënga “Electricity”, një bashkëpunim me Silk City, fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë “Best Dance Recording”.

Suksesi i këngëve e ndihmoi albumin të bëhet njëri nga albumet më të transmetuara në Spotify dhe të arrijë të marrë vlerësime platini.

Albumi i saj i dytë në studio Future Nostalgia zuri vendin e parë në Grafikun e Albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në territore të tjera në botë. Albumi remiks Club Future Nostalgia, pasoi në gusht 2020 dhe mori vlerësime kritike universale.

Kujtojmë që Dua Lipa Lipa ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë tri çmime Grammy, pesë çmime Brit, një çmim American Music dhe dy çmime MTV Europe Music. Ajo është nominuar edhe për shtatë çmime Billboard dhe dhjetë çmime MTV Video Music.

Së fundmi, Sunny Hil lFestival dhe Agjencia Republika kanë nisur fushatën më të madhe në mbështetje të popullit të Kosovës dhe nevojën për liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e shtetit më të ri në botë.

Dua Lipa qëndroi në Kosovë në festivalin Sunny Hil që u mbajt në Prishtinë, e që në përkthim në shqip vjen: Kodra e Diellit.

Festivali Sunny Hill është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, i krijuar me synimin që të zhvillohet për çdo vit.

Observeri Roze

Linda Limani

Linda Limani
By Linda Limani 7 Gusht, 2022 09:14