“Janë shumë të shëmtuara”/ Ronela Hajati tregon ç’pjesë ‘urren’ më shumë në trupin e saj

admin
By admin 2 Gusht, 2022 11:57

“Janë shumë të shëmtuara”/ Ronela Hajati tregon ç’pjesë ‘urren’ më shumë në trupin e saj

Të gjithë kanë komplekse për pamjen, por ka disa që kanë vendosur që ta duan veten ashtu siç janë.

Mund të ketë pjesë të trupit që do t’i kishim dashur ndryshe, por jemi mirë edhe kështu siç i kemi. Ashtu si Ronela Hajati, që megjithëse “i urren” këmbët e saj (gishtat), prapë i trajton, bën thonjtë, madje i poston në edhe në “Instagram”.

“Këmbët e mia janë shumë të shëmtuara, i urrej ato. Më në fund thoi im u rregullua”, shkruan këngëtarja e njohur në foton në fjalë.

Kujtojmë se Ronela i bën shpesh autokritikë vetes, aq sa nuk e prish terezinë as për komentet negative të njerëzve. Si shembull sjellim pjesëmarrjen e saj në “Eurovision”, ku një pjesë e publikut e ngriti në piedestal, pjesa tjetër e kryqëzoi.

admin
By admin 2 Gusht, 2022 11:57