Tirana feston çeljen e negociatave me BE dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 28 Korrik, 2022 19:39

Tirana feston çeljen e negociatave me BE dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA

Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në skenën e dizajnuar me yjet e flamurit europian, teksa në sfond është statuja e heroit kombëtar Skënderbeu, po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej. Interpretimet e tij alternohen me mesazhet e personazheve nga politika shqiptare, europiane dhe amerikane.

Në radhën e parë të qytetarëve që shijojnë këtë koncert gjigant janë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA-së në ShqipëriYuri Kim, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe diplomatë të tjerë.

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 28 Korrik, 2022 19:39