Përmbyllet “The Park Festival-2022”. Vlerësim maksimal për organizimin

Linda Limani
By Linda Limani 25 Korrik, 2022 19:43

Përmbyllet “The Park Festival-2022”. Vlerësim maksimal për organizimin

Plotë njëmbëdhjetë artistë, ndër më të mirët të skenës muzike shqipe, kanë performuar në natën finale të edicionit të katër të festivalit muzikor “The Park Festival” në Gostivar. Noizy, Yll Limani, Mc Kresha, Lyrical Son, Keepman, Laura&Band, Agoni, Dolly, Fl4murs, Wavy, Dj Knockout, ishin emrat që elektrizuan skenën e këtij festivali dhe poblikun i cili ishte në numër shumë të madh.

Organizatorët janë shprehur të kënaqur me prezencën e madhe të publikut. Vlora Demiri nga “Th Park Festival”, falenderon pjesëmarrësit e publikun për respektin që tregojnë ndaj këtij festivali i cili nga viti në vit rritet me përmbajtje.

“Jemi në natën e fundit të ‘The Park Festival’ dhe pavarësisht që është nata e fundit, nuk kam fjalë për ta përshkruar pasi në skenë ka artistë si Agoni që performon, performoi Fl4murs, Wavy dhe pas pak presim të performojë Noizy, Mc Kresha, Yll Limani, kështu që po kalojmë një natë që nuk po gjejë fjalë për ta përshkruar. Edhe mysafirët po na e kthejnë me respekt këtë që e kemi bërë për qytetin tonë”, deklaron Demiri.

Ajo sqaron se edhe netët e kaluara kanë qenë po kaq argëtuese sa nata finale.

“Mund të them lirisht që brenda këtyre tre netëve të kaluara jemi shumë të kënaqur nga ajo se si ka rrjedhur festivali. Që nga nata me fëmijët, nata me artistët maqedonas pastaj edhe nata e elektornikës, kështu që po e mbyllim sonte me këtë ambient kaq të bukur”, deklaron më tej Demiri.

Organizatorët për pjesë vjetorin e festivalit premtojnë gjëra edhe më madhështore.

“Edhe pse është nata e fundit, nuk është fundi i ‘The Park Festival’ pasi që ai do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm kur edhe e shënojmë pesë vjetorin e festivalit e që do të vijmë edhe më fuqishëm”, deklaroi Vlora Demiri nga “Th Park Festival”.

Gjatë gjithë kohës çdo arstist që performonte, pritej mjaftë mirë nga publiku.

Ndryshe, “The Park Festival” organizohet nga InBoks Entertajment, ndërsa edhe sivjet financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit, Ministria për Kulturë dhe disa kompani private.

Flaka Media Group / Fotografi: Artin Murati & Drin Zenku & The Park Festival Team

Linda Limani
By Linda Limani 25 Korrik, 2022 19:43