Vlera e lartë e pasurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Linda Limani
By Linda Limani 24 Korrik, 2022 15:29

Vlera e lartë e pasurisë së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një nga çiftet më mediatikë në Hollywood, romanca ‘Bennifer’ tërheq vëmendjen e fansave dhe konsiderohet si një nga lidhjet më solide të dashurisë në industri.

Por të dy punuan veçmas karrierën e tyre; Jennifer ka dalë mirë si në muzikë ashtu edhe në film, ndërsa Affleck ka qenë i suksesshëm edhe në industrinë e filmit dhe televizionit. Të dy kanë bërë një pasuri të mirë, por sa është?

Pasuria neto e Jennifer Lopez

Karriera e JLo shpërtheu kur ajo luajti në filmin biografik të këngëtares meksiko-amerikane Selena në vitin 1995. Që nga ai moment Lopez u bë e famshme dhe luajti në disa filma si: Anaconda, Out of Sight, The Wedding Planner dhe An Life Unfinished.

Në vitin 1999 Jennifer publikoi albumin e saj të parë “On the 6” i cili pati një sukses të madh. Në muzikë Lopez u hodh në ligat e mëdha me “Jenny from the block”.

Pasuria neto e Jennifer Lopez vlerësohet në 400 milionë dollarë dhe ajo fiton 40 milionë dollarë në vit.

Pasuria neto e Ben Affleck

Affleck fitoi famë kur shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin “Good Will Hunting” së bashku me mikun e tij Matt Damon në 1997. Ai gjithashtu u shfaq në filma si “Shakespeare in Love”, “Pearl Harbor”, “The Sum of All Fears, dhe “Changing Lanes”.

Sa është vlera e “Bennifer”?

Sipas www.celebritynetworth.com mund të themi se pasuria neto e çiftit është 550 milionë dollarë, gjë që i bën ata një çift shumë të fuqishëm financiarisht.

Linda Limani
By Linda Limani 24 Korrik, 2022 15:29