Rina me fotografi të paedituara

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 24 Korrik, 2022 15:02

Rina me fotografi të paedituara

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh ndodhet në Greqi për pushime.

Ajo tashmë e ka bërë zakon që të sjell imazhe tërësisht të pa edituara, duke treguar se si duket trupi i saj pa ndonjë ndërhyrje, qoftë me ‘photoshop’ apo në forma të tjera.

E në këto të fundit që ka shpërndarë me bikini të bardha, ajo thotë se ka fituar peshë, se ka celulit dhe gjithashtu strija të reja.

“Jam mësuar që të mos i rregulloj fotografitë e mia. Kam fituar peshë, kam celulit dhe kam po ashtu strija të reja”, ka thënë Balaj në imazhin e hedhur në InstaStory.

Megjithatë, ajo admirohet tejet shumë për format trupore dhe për kujdesin që ka ndaj fizikut me ushtrime në palestër.

23-vjeçarja vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Daddy”.

Për shtatë ditë ky projekt grumbulloi mijëra klikime në platformën tashmë të popullarizuar, YouTube.

LINKU

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 24 Korrik, 2022 15:02