Pas 15 vitesh martesë, Borkica e braktisë. Është divorci i dytë i Gruevskit!

Linda Limani
By Linda Limani 20 Korrik, 2022 14:28

Pas 15 vitesh martesë, Borkica e braktisë. Është divorci i dytë i Gruevskit!

Katër vite nga arratisja e Nikolla Gruevskit në Hungari, gruaja e tij, Borkica Gruevska ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga ai.

Gruevska kërkesën e saja e ka dorëzuar në Gjykatën themelore civile në Shkup, e cila është publikuar edhe në numrin e së hënës të Gazetës Zyrtare, sepse nuk ka mundur në formë tjetër të i’a dorëzojë ish bashkëshortit të saj, pasi ndodhet jashtë shtetit në arrati.

Çifti u martua në Maj të vitin 2007 dhe ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u detyrua të arratiset në Budapest dhe tashmë ka disa dënime të tjera për krime për të cilat është ndjekur penalisht nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa tani po ndiqet nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një vit pasi u zgjodh kryeministër i vendit, edhe pse 12 vite më i moshuar, lidhi kurorë me Borkica Gruevskën (mbiemri i vajzërisë Mançeva). Ajo nuk ka dashur asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes, andaj publiku di shumë pak për ate.  

Ajo ka mbaruar Fakultetin Juridik. Në vitin 2015, ajo magjistroi në Fakultetin Filozofik. Në kohën kur u martua punte si këshilltare në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Komisionin e Letrave me Vlerë.

Nikolla dhe Borkica u betuan për dashurinë e tyre të përjetshme më 10 maj 2007. Kur Gruevski mbrojti doktoraturën në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ai shoqërohej nga dy vajzat dhe nëna e tij, por jo edhe nga Borkica, gjë që i intensifikoi spekulimet se martesa e tyre është në krizë prej kohësh.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut u betua dy herë për dashurinë e përjetshme, por në të dyja rastet duket që fundi është divorci, shkruan Observeri Maqedoni.

Opinioni publik di fortë pak për gruan e parë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Para se të martohej me Borkicën, ai ishte i martuar me mjeken Suzana Arbutina. Gruevski ishte i martuar me Arbutinën gjersa ishte ministër i Financave.

Suzana Arbutina

Suzana Arbutina është një mjeke e suksesshme në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, njofton Gazeta Observeri.

Nikolla Gruevski lindi më 31 Gusht 1970. Nga viti 2006 deri në 2016 shërbeu si Kryeministër i Maqedonisë së atëhershme dhe udhëhoqi partinë VMRO-DPMNE nga viti 2003 deri në vitin 2017 kur dhe dha dorëheqje.

Më herët, ishte Ministër i Financave në qeverinë e VMRO-DPMNE të udhëhequr nga Lupço Georgievski deri në 2002.  

Në maj të vitit 2018 ai u dënua me dy vjet burg për akuza korrupsioni. Në nëntor 2018 ai u urdhërua të vuante dënimin e tij, por nguroi të paraqiteshte në burg dhe në vend të kësaj u largua në Hungari, ku ai kërkoi dhe iu dha azil politik, shkruan Observeri.

Gruevski është akuzuar për promovimin e politikës së diskutueshme të identitetit të quajtur antikizim . Nën udhëheqjen e tij, vendi i cili më herët kishte politikë pro-evropiane dhe pro-NATO-s, ndryshoi  anën në atë pro-ruse, pro-serbe dhe anti-perëndimore.  

Pasi humbi pushtetin, Gruevski kundërshtoi traktatin e Miqësisë të nënshkruar me Bullgarinë në 2017 dhe marrëveshjen e Prespës të nënshkruar me Greqinë në 2018, pavarësisht se të dy shtetet fqinje ishin anëtare të NATO-s dhe BE-së. Gazeta Observeri

Linda Limani
By Linda Limani 20 Korrik, 2022 14:28