The Park Festival në Gostivar, edhe këtë Verë nikoqir i yjeve të njohur të muzikës!

Linda Limani
By Linda Limani 15 Korrik, 2022 22:15

The Park Festival në Gostivar, edhe këtë Verë nikoqir i yjeve të njohur të muzikës!

Edhe këtë vit Gostivari do të jetë nikoqir i shumë emrave të njohur të muzikës falë The Park Festival, i cili për herë të katërt, në datat 21, 22, 23 dhe 24 korrik do të mbahet në parkun e qytetit në Gostivar.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është cover-ever-21-800x419.jpg

Si një ndër pikëndalesat kryesore të atmosferës verore, The Park këtë verë sjell emra nga bota e muzikës vendase, rajonale dhe botërore, duke filluar nga: Noizy, Yll Limani, Mc Kresha, Lyrica Son, Gabriel Ananda, Slakaristika, 2Bona, Laura Krliu&Band, MIM, Secret 47, Jerton, Matej Foltz, Sir Fix, Dj Che, Cass, Dj Metto, ZeeBomb, Keepman, Kncokout, Agoni, Fl4murs, Dolly dhe Wavy.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është cover-event-800x419.jpg

Përveç shumë emrave të njohur të botës muzikore, The Park ashtu edhe si vitet e kaluara ka përgaditur edhe program për fëmijë I cili do të mbahet me datë 21 korrik. Programi përmban performanca nga Idance Studio, filmi I shkurtër Breakfree, Shfaqja për fëmijë “Te Xherri” nga Prishtina, Shkolla e Muzikës “Enver Stafai”, solo këndime, instrumente, espozita personale, animatorë dhe shume befasi të tjera. Hyrja në 21 korrik është falas.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është cover-event-23-800x419.jpg

Ashtu si çdo vit edhe këtë herë, The Park na vjen me dy aktivitete shtesë: Street Ball dhe vendosja e shtëpizave për zogj në Parkun e Gostivarit. Street Ball do të realizohet më 17 korrik me fillim në ora 19.00, kurse dy ditë më vonë bëhet montimi I shtëpizave në fjalë.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është cover-event-24-800x419.jpg

Biletat online mund të sigurohen në mktickets.mk dhe www.theparkfestival.mk , kurse fizikisht mund të sigurohen në këto vende:

  • Shkup: Skol Pub, Kafja e Vogël, Literatura.Mk (East Gate Mall)
  • Tetovë: Garden, Tobacco Monaco, Grand Tobacco
  • Gostivar: Lounge Bar Mia, Clique, Baby Blue, People, Tobacco B&B (center), Vona Pet
  • Kërçovë: Roomate Bar, Cloud Shisha Bar
    Përveç kësaj, në The Park 2022 ju mirëpresin edhe shumë surpriza të tjera.
Linda Limani
By Linda Limani 15 Korrik, 2022 22:15