Krerët e shteit në takim me kryetaren e KE, Ursula von der Leyen

admin
By admin 14 Korrik, 2022 11:15

Krerët e shteit në takim me kryetaren e KE,  Ursula von der Leyen

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot priti në takim kryetaren e komisionit evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane. KRyetarja e KE-së, Von der Leyen, konfirmoi se me konferencën e parë ndërqeveritare që pritet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi fracnez për kornizën negociuese, fillojnë bisedimet konkrete dhe menjëherë fillon skrining procesi, informon Zhurnal.

Gjithashtu, me fillimin e negociatave me BE-në, sa më shpejtë që është e mundur do të veprohet drejt nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale mes BE-së dhe Maqedonisë, për gjuhën maqedonase dhe gjuhëve të tjera zyrtare të Unionit.

Presidenti i shtetit, Pendarovski, ka riafirmuar qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë debllokim të eurointegrimeve dhe hapjes së fazës së parë nga negociatat inkuadruese, që paraqet impuls pozitiv për procesin reformues dhe përparimin e Maqedonisë.

Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski ka potencuar se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga BE-ja

Edhe Kryemiistri Kovaçevski, sot ka pasur një takim kokë më kokë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kovaçevski dhe Von der Leyen në takim kanë biseduar për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian. U konstatua se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë për të pranuar propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo që u vu në dukje nga kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kovaçevski dhe Von der Leyen theksuan edhe njëherë se propozimi europian në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

Në takim u diskutua se në kontekstin e rrethanave të reja gjeopolitike, zhbllokimi i procesit të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian është shumë domethënës, i cili është i rëndësishëm për ecurinë e përgjithshme të Maqedonia e Veriut.

Në takim u theksua se vendimet e marra tani garantojnë të ardhmen e vendit, prandaj nevojiten lëvizje të mençura dhe burrërore që të çojnë në prosperitet, zhvillim të vlerave demokratike dhe përparim të përgjithshëm ekonomik. Flaka

admin
By admin 14 Korrik, 2022 11:15