Xhaferi: Ndryshime do të ketë, jemi të vetëdijshëm dhe nuk jemi të frustruar!

admin
By admin 13 Korrik, 2022 20:34

Xhaferi: Ndryshime do të ketë,  jemi të vetëdijshëm dhe nuk jemi të frustruar!

Kryetari i sapozgjedhur i BDI-së në Gostivar në intervistën e tij të parë televizive të dhënë për Tv Globi, mes tjerash ka folur për ndryshimet brenda BDI, përcjell Observeri

Ai tha se ndryshime do të ketë edhe te fuksionarët e BDI-së që vijnë nga Gostivari, pasi siç u shpreh, këtë e kërkon aktivi politik në nivel lokal në Gostivar. Sipas Xhaferit prioritet do të ketë rinia e ndërthurur kjo me meritokracinë.

“Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe nuk jemi të frustruar. Me racionalitet dhe shumë kujdes i kemi të gjitha kërkesat dhe qasjen që na ka adresuar aktivi jonë poltik, dhe konformë kësaj do ti marrim të gjitha vendimet në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm se duhet reflektim, këtë e kam thënë edhe publikisht. Figurat e reja dhe rinia do të jenë një nga prioritetet tona kryesore, por ne bashkarisht do t’i marrim të gjitha vendimet, do t’i respektojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në të kaluarën dhe me një analizë të mirëfilltë do të vendosim bashkarisht kush duhet të avancohet, kush duhet të zëvendësohet dhe kush duhet të vijë në shprehje, dhe kjo gjithmonë duke pasur parasyshë tre shtyllat tona kryesore si prioritete meritokracinë, llogaridhënien por edhe të përgjegjësisë”, deklraoi më tej Valdet Xhaferi, kryetar i Degës së BDI-së në Gostivar.

Ai tha se është krenarë me veten që si kuadër është rritur pranë BDI-së dhe është pjesë e Akademisë Politike të këtij subjekti politik. Observeri

admin
By admin 13 Korrik, 2022 20:34