Ahmeti nga Gostivari: BDI është historia më e bujshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

admin
By admin 4 Korrik, 2022 21:40

Ahmeti nga Gostivari:  BDI është historia më e bujshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Gjatë ceremonicë së dorëzimit të detyrës, Kryetar dege në Gostivar, ku të pranishëm ishin edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti, zv.kryeministri i parë Artan Grubi, kryeparlamentarit Talat Xhaferi, kryetarit të komisionit zgjedhor partiak Ejup Rustemi, kryetarit të komisionit zgjedhor lokal Iljaz Ismaili, si dhe shumë funksionarë të tjerë partiak, qeveritar dhe deputetë të BDI, Ahmeti ka potencuar që BDI është historia më e bujshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe si e tillë, duhet të vazhdon misionin gjithmonë në interes të popullit shqiptar dhe shtetit.

“Konstatim i përbashkët i të gjithë folësve ishte misioni i organizatës sonë politike tani e 20 vite, dhe vizioni për 20 vitet e ardhëshme, që në prioritet ka mirëqeninen e popullit shqiptar dhe shtetit. Me zbatimin e parimit zgjedhor një anëtar – një votë, BDI vuri themelet e demokracisë së drejtpërdrejtë duke u bërë shembull në shtet dhe rajon. Lideri, Ahmeti vuri në dukje që BDI mbetet historia më e bujshme e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe si e tillë, duhet të vazhdon misionin gjithmonë në interes të popullit shqiptar dhe shtetit”, njoftuan nga shërbimi për informim i degës së BDI në Gostivar.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Valdet Xhaferi faleminderoj kryetarin e deritanishëm, Bashkim Hasani për angazhimin e dhënë gjatë mandatit të tij. Xhaferi faleminderoj edhe kandidatin tjetër në garën zgjedhore, Mersel Sadiku për kontributin e tij që gara zgjedhore të jetë garë e mirëfilltë demokratike. Bashkë, tha Xhaferi, do të vazhdojmë misionin e organizatës sonë politike për suksese të reja në të ardhmen.

Gjatë evenimentit u bë edhe ndarja e certifikatave për kryetarët e sapozgjedhor në Këshillat Vendorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar.

Kryetari i komisionit zgjedhor lokal në degën e Gostivarit, Iljaz Ismaili pasi faleminderoj gjithë aktivin politik për angazhimin e dhënë në realizimin e zgjedhjeve brenda partiake dhe me thekst të veçantë pjesëmarrësit në garë, uroj kandidatët e zgjedhor me dëshirën për suksese në detyrën e re brenda organizatës sonë politike.

Ismaili, me këtë rast njoftoi që procesi zgjedhor kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u evidentuar asnjë ekses dhe kontest zgjedhor. Me këtë rast, Ismaili shprehu konsideratë të lartë për kandidatët pjesëmarrës në garën për kryetar dhe kryesi të degës, si dhe garën për kryetar dhe kryesi të Këshillave Vendore.

“Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Ismaili kumtoi edhe listën e plotë me anëtarët e kryesisë së re të degës, që doli si rezultat i zgjedhjeve brenda partiake. Ceremonia e dorëzimit të detyrës, Kryetar dege në Gostivar kaloi në një atmosferë të ngrohtë miqësore”, vijon komunikata. Gostivari Sot

admin
By admin 4 Korrik, 2022 21:40