Osmani i kënaqur nga mbështetja që po merr Maqedonia e Veriut nga miqtë europian

admin
By admin 3 Korrik, 2022 17:13

Osmani i kënaqur nga mbështetja që po merr Maqedonia e Veriut nga miqtë europian

Ministri i jashtëm Bujar Osmani, përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, është shprehur i kënaqur nga mbështetja që po merr Maqedonia e Veriut për startin e suksesshëm të bisedimeve vjen edhe nga miqtë tanë të vet Unionit”, transmeton Lobi Maqedoni

Sipas Osmanit, propozimi francez është propozim i mirë dhe nuk duhet të lëshojmë shansin për fillimin e bisedimeve”, shkruan kryediplomati

“Derisa zgjasin konsultimet e brendshme, mbështetja për startin e suksesshëm të bisedimeve vjen edhe nga miqtë tanë të vet Unionit. Propozimi francez është propozim i mirë dhe nuk duhet të lëshojmë shansin për fillimin e bisedimeve”, shkruan kryediplomati, Bujar Osmani.

Pas takimit në Këshillin e Sigurisë, Osmani pohoi që është më se e domosdoshme nevoja e të gjithë vepruesve shtetëror dhe shoqëror, që të jenë të përfshirë në këtë proces.

“Si përfaqësues shtetëror të zgjedhur nga populli, mbajmë përgjegjësi që të kujdesemi për interesat strategjike shtetërore, e anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i lartë i politikës sonë të jashtme”, tha Osmani.

Sipas tij, në kuadër të konsultimeve të gjera për propozimin francez, i njëjti sot në tavolinën e Këshillit të Sigurisë, të udhëhequr nga Presidenti Stevo Pendarovski. Lobi Maqedoni

admin
By admin 3 Korrik, 2022 17:13