Grubi: Kryesia e re do t’i qaset punës për të sjellur ndryshimin në Gostivar

admin
By admin 3 Korrik, 2022 21:55

Grubi: Kryesia e re do t’i qaset punës për të sjellur ndryshimin në Gostivar

Sonte BDI dega në Gostivar organizoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës, kryetar dege. Në prani të liderit, Ali Ahmeti, zyrtarëve të lartë partiak e qeveritar, Bashkim Hasani ia dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Valdet Xhaferi, raporton Gostivari Sot.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët ministra në ceremoninë e pranim – dorëzimit të pozitës kryetar dege në Gostivar i uruam Valdetit dhe të gjithë anëtarëve të përzgjedhur të degës së Gostivarit shëndet dhe suksese në misionin për të qenë në shërbim të nevojave të qytetarëve të Gostivarit”, u shpreh Grubi.

Nuk kam aspak dyshim, shtoi Grubi, në kontinuitetin e punëve të mira, në qasjen serioze me të cilën kjo përbërje e re do t’i qaset punës për të sjellur ndryshimin në Gostivar dhe për të zbatuar përbetimet e agjendës së gjelbër të jetës cilësore. Gostivari Sot

admin
By admin 3 Korrik, 2022 21:55