Çfarë u bisedua në Këshillin e Sigurisë? Tregon Bujar Osmani

Linda Limani
By Linda Limani 3 Korrik, 2022 14:07

Çfarë u bisedua në Këshillin e Sigurisë? Tregon Bujar Osmani

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski të dielën në mesditë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë ku u shqyrtua propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, transmeton Flaka

Pas mbledhjes, në publik u prononcuar ministri i diplomacisë, Bujar Osmani.

“Në kuadër të konsultimeve të gjera për propozimin francez, i njëjti sot në tavolinën e Këshillit të Sigurisë, të udhëhequr nga Presidenti Stevo Pendarovski. Integrimet evropiane nuk janë më vetëm çështje ekonomike dhe politike por edhe çështje esenciale e sigurisë, për vendin, rajonin, por edhe për Evropën. Është e domosdoshme nevoja e të gjithë vepruesve shtetëror dhe shoqëror, që të jenë të përfshirë në këtë proces. Si përfaqësues shtetëror të zgjedhur nga populli, mbajmë përgjegjësi që të kujdesemi për interesat strategjike shtetërore, e anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i lartë i politikës sonë të jashtme”, shkruan Osmani.

Krahas krerëve të tjerë shtetëror, në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Flaka

Linda Limani
By Linda Limani 3 Korrik, 2022 14:07