Ukraina kërkon ndihmën e Turqisë, Erdogan përgatit anijet!

admin
By admin 2 Korrik, 2022 20:00

Ukraina kërkon ndihmën e Turqisë, Erdogan përgatit anijet!

Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalojë anijen ruse të mallrave Zhibek Zholy, e cila transporton një ngarkesë me drithë ukrainase nga porti Berdyansk i pushtuar nga trupat e Moskës.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Ukrainës tha se kjo anije është larguar nga porti me 4,500 tonë grurë që i përkasin Ukrainës. Në një letër drejtuar Ministrisë Turke të Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ukrainase thekson në mënyrë specifike se Zhibek Zholy është përfshirë në “eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas” nga Berdyansk dhe s’është nisur drejt Turqisë. Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës i bëri thirrje autoriteteve turke të inspektojnë anijen, të verifikojnë ngarkesën e saj e ta ndalojnë atë.

Kjo është anija e parë e mallrave që largohet pa njoftuar nga porti i Berdyansk gjatë bllokimit të tij disa mujor. Ukraina e ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të saj në fund të shkurtit, por Kremlini e ka mohuar gjithmonë vjedhjen e drithit ukrainas. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan doli së fundi me deklaratën se vendi i tij mund të ndërmjetësojë eksportimin e drithërave që vijnë nga Deti i Zi, në drejtim të atyre vendeve që kanë nevojë.

“Ne kemi një plan mjaft të detajuar. Turqia është e gatshme të vërë në dispozicion 20 anije për transportin nga portet ukrainase, ndërkohë që vetë rezervat turke të drithërave janë në gjendje të mjaftueshme. Ukraina është një nga furnizuesit kryesorë të grurit në botë, por dërgesat e saj janë ndalur nga pushtimi i Rusisë, duke shkaktuar mungesa globale të ushqimit. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të dyja palëve, si edhe fqinjit të tyre detar, Turqisë, që të bien dakord për një korridor kalimi, në mënyrë që të lehtësohet ngërçi i krijuar”.

Top Channel

admin
By admin 2 Korrik, 2022 20:00