Sigurohen mjetet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, njofton Grubi

Linda Limani
By Linda Limani 2 Korrik, 2022 09:05

Sigurohen mjetet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, njofton Grubi

Ashtu siç edhe premtuam, pas miratimit të ligjit për kredinë për ta ndërtuar autostradën Shkup – Bllacë, u nënshkrua edhe huamarrja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me ç’rast përfundimisht u siguruan mjetet për ndërtimin e autostradës, bëri me dije sot zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, transmeton Lobi Maqedoni

Grupi njoftoi që hapi i rradhës është shpallja e tenderit për realizuesin dhe pas përzgjedhjes fillon ndërtimi të cilin presim ta përfundojmë bashkë me autostradën e korridorit 8 nga Shkupi deri në Qafë Thanë.

“Gjithashtu, u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës në përputhje me agjendën tonë të blertë. Ky vit është historik për nisjen e shumë proekteve kolosale për vendin”, njofton Grubi. Lobi Maqedoni

Linda Limani
By Linda Limani 2 Korrik, 2022 09:05