Grubi: Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane

Linda Limani
By Linda Limani 1 Korrik, 2022 14:23

Grubi: Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane

“Duke shqyrtuar idetë për zhbllokimin e ecurisë tonë drejt Bashkimit Europian me partnerët e koalicionit qeverisës. Kohezioni i brendshëm dhe barazia u adresuan nga Marrëveshja e Ohrit, çështjet me Greqinë dhe Serbinë u mbyllën, tash jemi NATO, dhe mbetet ta mbyllim edhe çështjen e fundit të hapur që po na pengon për tu integruar në BE. Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane, me guxim dhe vizion për të ardhmen e përbashkët”, komunikoi me publikin nga mbledhja në qeveri zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, përcjell Observeri

Më herët, Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rolin konstruktiv të presidencës franceze për gjetjen e  zgjidhjes së pranueshme në kontestin e vendit tonë me Bullgarinë fqinje dhe vlerëson që propozimi i dhënë në formën e ideve për zgjidhje është bazë e mirë për të përmbyllur kontestin dhe për të zhbllokuar rrugën tonë europiane.

“Vendi ynë ndodhet para një vendimi historik, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mbylljes së të gjitha çështjeve me fqinjët dhe kontestuese për vendin tonë, prandaj vlerësojmë se shanset e këtilla të një kompromisi që nuk cënon aspak identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve tanë maqedonas nuk duhen lëshuar, për të mirën e së ardhmes së sigurtë dhe progresive të vendit dhe rajonit”, kumunikuan nga BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te të gjithë palët e involvuara në këtë proces historik që me racionalitet t’i qasen përmbajtjes së propozimit dhe sëbashku të sjellim vendimin e shumëpritur për të zhbllokuar rrugëtimin e integrimit të vendit.

“Bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës, opozitën, Kuvendin, Presidencën, institucionet e vendit si dhe mediat, shoqërinë civile, botën akademike, mbi parimet e transparencës, e fillojmë procesin e konsultimeve në të cilin si asnjëherë më parë kërkohet pjekuri dhe racionalitet, e jo protagonizëm subjektiv për interesa të ngushta. Bashkimi Demokratik për Integrim qëndron konzistent në qëndrimet e saj për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë dhe për këtë vlerësojmë se propozimi francez është në kornizat e lejuara të një kompromisi racional”, thone nga BDI

Ky propozim, kjo rrugë, kjo e ardhme, shton BDI, ka mbështetjen edhe të Uashingtonit, Brukselit, Parisit, Londrës, Romës dhe kryeqyteteve perendimore dhe ne të gjitha të arriturat e vendit i kemi të përbashkëta me komunitetin euroamerikan. Gazeta Obseveri

Linda Limani
By Linda Limani 1 Korrik, 2022 14:23