Ish zyrtari i lartë Muhamed Zekiri del nga burgu i Shutkës

Linda Limani
By Linda Limani 30 Qershor, 2022 13:19

Ish zyrtari i lartë Muhamed Zekiri del nga burgu i Shutkës

Nga Gjykata e Apelit për TV21 konfirmuan se Muhamed Zekiri prej sot del nga burgu i Shutkës. Nga Apeli thonë se Zekirit i është shqiptuar paraburgim shtëpiak, ndërkaq i është marrë edhe pasaporta.

Zekiri për momentin gjendet në Klinikën Infektive, ku gati një muaj po qëndron i shtrirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Kundër Zekirit udhëhiqet rast për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht për një studim fizibiliteti për privatizim të “Postës” deri sa ishte sekretari gjeneral i Qeverisë.

Linda Limani
By Linda Limani 30 Qershor, 2022 13:19