Interpelanca kundër tij, Xhaferi me porosi: Ditë të mbarë

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 30 Qershor, 2022 09:57

Interpelanca kundër tij, Xhaferi me porosi: Ditë të mbarë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka nisur ditën në punë me një postim në faqen e tij në Fejsbuk. Xhaferi ka postuar një foto të tij nga ambientet e kuvendit me mesazhin: Ditë të mbarë”, njofton gazeta Observeri.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Maqedonisë duhet të mbahet seanca e 77 plenare me të vetmën pikë në rend të ditës, interpelanca ndaj punës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

I pari në procedurale u deklarua Xhaferi i cili e spiegoi zhvillimin e kësaj seance. Ai tha se shumë herë është akuzuar se i ka mbajtur në sirtar interpelancat.

“Të jem i qartë, këto çështje nuk kanë të bëjnë me mua por me procedurën, për këtë shkak sot është në propozim që të jetë pika e vetme në rendin e ditës”, tha Xhaferi. Gazeta Observeri

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 30 Qershor, 2022 09:57