Ademi “spec djegës”, opozitës: Mbarë e mirë

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 30 Qershor, 2022 13:34

Ademi “spec djegës”, opozitës: Mbarë e mirë

Në fotografi me kryeparlamenarin Talat Xhaferi, deputeti dhe koordintatori i grupit parlamentar te BDI, Arber Ademi ka provokuar opozitën duke u çuar porosi se janë: Mbarë e mirë, njofon gazeta Observeri

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot gjatë seancës për interepelancën ndaj tij të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, lidhur me rastin për mbylljen e dyerve në Kuvend theksoi se për dallim nga dikush që ka hapur dyert e Kuvendit dhe ka rrezikuar jetën njerëzve, në këtë rast dyert janë mbyllur pasi ashtu e parashih Rregullorja.

“Pra, nëse i kam mbyllur dyert sipas Rregullores, për të vërtetuar gjendjen faktike sepse është procedurë, për dallim nga disa, nuk i kam hapur dyert për të vënë në rrezik jetën e njerëzve”, tha Xhaferi.

“Nga deklarata ime e parë në vitin 2017, në kushte të tilla kam treguar se nuk do të lejojë që të uzurpohet ky institucion, nuk do të lejojë që të kthehen fotografitë e mëparshme”, deklaroi Xhaferi. Gazeta Observeri

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 30 Qershor, 2022 13:34