20 vite BDI, Ivanovski: Mos të ishte BDI, ndoshta “varka” jonë do të ishte drejtuar kah Moska

admin
By admin 30 Maj, 2022 21:52

20 vite BDI, Ivanovski: Mos të ishte BDI, ndoshta “varka” jonë do të ishte drejtuar kah Moska

Gazetari Sasha Ivanovski, ka vlerësuar 20 vjetorin e themelimit dhe funksionimit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI. Sipas tij, BDI e mban të drejtuar “varkën” tonë të shtetit nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe po mos të ishte BDI ndoshta “varka” jonë do të ishte drejtuar kah Moska, transmeton Gostivari Sot

“Për mua është shumë e rëndësishme që cilën parti votojnë shqiptarët. Ata votojnë për Bashkimin Demokratik për Integrim. Është e qartë që ata tek BDI shohin partinë që i artiukulon interesat e tyre dhe shtetit. Në përgjithësi mund të them që BDI e mban të drejtuar “varkën” tonë të shtetit nga Uashingtoni dhe Brukseli, dhe nuk bënë kompromoise në këtë drejtim, veçmas nga viti 2016. Andaj, dua t’i faleminderoj dhe tu them që edhe mëtej ta bëjnë këtë, pasi mos të ishte BDI dhe partitë shqiptare ndoshta “varka” jonë do të ishte drejtuar kah Moska”, deklaron gazetari Ivanovski.

Lexo:

20 vite BDI, gazetarja Duvjak: Kjo parti gjithmonë është një hap përpara

20 vite BDI, ish kreu i PPD: Meqenëse çdoherë i ka fituar zgjedhjet, atëherë BDI ka qenë në rrugë të mbarë

admin
By admin 30 Maj, 2022 21:52