Banka Botërore miraton një fond emergjence prej $723 milionë për Ukrainën
Banka Botërore ka aprovuar një financim emergjent prej $723 milionësh kredi dhe grante për Ukrainën, me qëllimin e vetëm për ta ndihmuar teksa përballet me sulmin rus.
Banka premtoi gjithashtu se do të përpiqej për të krijuar një tjetër $3 miliardë për të mbështetur Ukrainën të rimëkëmbej “gjatë muajve në vijim”.
Në deklaratën zyrtare u tha gjithashtu se do të jepej mbështetje financiare edhe për fqinjët e Ukrainës të cilët kanë pritur më shumë se 1.7 milionë refugjatë.