Sot në shkollat fillore nis testimi i nxënësve kundër Covid-19

admin
By admin 18 Shkurt, 2022 08:41

Sot në shkollat fillore nis testimi i nxënësve kundër Covid-19

Në shkollat fillore sot nis skriningu (testimi kundër Covid-19) që do të tregojë transmetimin e koronavirusit tek nxënësit, përcjell TV21.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zlate Mehmedoviq në konferencën e djeshme për shtyp tha se skriningu zbatohet për shkak të numrit të rritur të nxënësve të sapoinfektuar. Ai tha se në shkollat e mesme gjendja është stabile por do të ndiqet.

“Nga nesër nisim me skrining në shkollat fillore ku numri i të infektuarve të rinj është rritur. Në shkollat e mesme nuk ka një gjendje të tillë. atje gjendja epidemiologjike është stabile”, deklaroi Mehmedoviq në konferencën e djeshme për shtyp.

admin
By admin 18 Shkurt, 2022 08:41