Ali Ahmeti ia kris këngës në Gostivar: Ministritë në Londër | VIDEO

Linda Limani
By Linda Limani 18 Shkurt, 2022 13:38

Ali Ahmeti ia kris këngës në Gostivar: Ministritë në Londër | VIDEO

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i është bashkuar manifestimin për pavarësinë e Kosovës në qytetin e Gostivarit. Në qendrën për kulturë, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Lulet e Malësisë” dhe Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Duflla” nga Raça e Shkupit, u mbajt manifestimi me këngë folklorike, njofton Gostivari Sot

Edhe pse i ftuar si mysafir, Ahmeti nuk ka qëndruar indiferent dhe është ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me grupet folklorike të dy shoqërive kulturore artistike.

Shoqërit Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” dhe “Duflla”, respektivisht grupet folklorike pran tyre, bashkë edhe me rapsod nga qytete të tjera, i kënduan Republikës së Kosovës në 14 vjetorin e pavarësimit dhe bijëve Dëshmor, gjaku i të cilëve gjendet në themelet e ndërtimit të shtetit Kosovë!

Të ftuar ishin të gjithë Ata, të merituarit që mundin, djersën e gjakun falën për pavarësi-shtet, si:- veprimtar,- Ish të Burgosur Politik të gjitha kohërave,- Shiptarë të diferencuar nga puna,- Familjar të Dëshmorëve dhe Invalidëve,- Organizator e pjesmares protestash,- Luftëtar të luftërave Çlirimtare,- Profesor e student, dje dhe sot!- Media, të shkruara dhe elektronike,- Institucione/Udhëheqës. Gostivari Sot

Linda Limani
By Linda Limani 18 Shkurt, 2022 13:38