Habisin shkencëtarët: Dinosaurët i shpëtuan një pandemie gripi miliona vjet më parë!

admin
By admin 17 Shkurt, 2022 11:49

Habisin shkencëtarët: Dinosaurët i shpëtuan një pandemie gripi miliona vjet më parë!

Dinosaurët i mbijetuan një pandemie gripi 150 milionë vjet më parë, thonë palentologë amerikanë.

Ata kanë gjetur gjurmë të një sëmundjeje respiratore të ngjashme me gripin tek kockat e një diplodoku, të pagëzuar me emrin Dolly. Eksperti Cary Woodruf shprehet se sëmundja është përhapur me shpejtësi mes gjigantëve të Tokës, siç njihen ndryshe, duke i shkaktuar kollitje, tështima dhe ethe.

Por nuk i vrau, sepse ata mbijetuan edhe për 100 milionë vjet të tjera. “Një infeksion i tillë nuk ishte zbuluar më parë, ndaj ky zbulim cel për ne një dritare të vyer në të shkuarën, sepse tregon që miliona vjet më parë, përpara se të shpikeshin vaksinat e ilacet, ata vuajtën nga të njëjtat simptoma që përjetojmë dhe ne sot”, thotë Woodruff.

Diagnostikimi i sëmundjeve tek dinosaurët nuk është një sipërmarrje e lehte, për faktin e thjeshtë se as organet e tyre, e as indet e buta nuk i kanë mbijetuar kohës. Megjithatë, eksperti shpjegon se ata kishin xhepa ajri në kockat e tyre për t’i ndihmuar të merrnin frymë, e kjo do të thotë se sëmundjet e frymëmarrjes mund të përhapeshin dhe atje.

Top Channel

admin
By admin 17 Shkurt, 2022 11:49