Pretendimet se nuk jemi të vetmit në Univers, kanë marrë një hov të ri pas pohimit të një grupir shkencëtarësh, se mund të jetë jetë edhe në një planet tjetër, të ndodhur pranë një dielli që po vdes.
Nëse kjo konfirmohet, thotë BBC, do të ishte hera e parë që zbulohet një planet mbështetës i jetës i cili orbiton rreth një ylli të tillë, të quajtur “xhuxh i bardhë”. Planeti u zbulua në “zonën e banueshme” të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë, pra, me kushte që mund të mbështesin jetën.
Studimi u publikua në njoftimet mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.Profesori Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se ky vëzhgim është tërësisht i ri për astronomët.“Është hera e parë që shohim një gjë të tillë në zonën e banueshme të një xhuxhi të bardhë.
Kjo dëshmon qartë, se ekziston mundësia që rreth tij të rrotullohet një botë ku ka jetë”, tha ai. Yjet shumë të mëdhenj, kur vdesin bëhen vrima të zeza, thotë BBC, ndërsa yjet më të vegjël si Dielli ynë bëhen xhuxhë të bardhë, që do të thotë yje të cilët e kanë përdorur të gjithë karburantin e tyre bërthamor dhe kanë humbur shtresat e tyre të jashtme.
Planeti që mendohet se mund të bartë jetë, është 117 vite dritë larg nga Toka, dhe mendohet të jetë 60 herë më afër yllit sesa planeti ynë me Diellin.
Top Channel
lajme të tjera
Njihuni me ushqimet që mund të jenë duke dëmtuar imunitetin tuaj
Ky vit u ka treguar të gjithëve se të bësh gjithçka që mundesh për të forcuar sistemin imunitar është jashtëzakonisht...
Pamjet unike! Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan
Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare. Në...
Habisin shkencëtarët: Dinosaurët i shpëtuan një pandemie gripi miliona vjet më parë!
Dinosaurët i mbijetuan një pandemie gripi 150 milionë vjet më parë, thonë palentologë amerikanë. Ata kanë gjetur gjurmë të një...
Shkencëtarët zbulojnë krijesën misterioze në oqean
Shkencëtarët në Zelandën e Re kanë zbuluar një peshkaqen fantazmë të sapolindur. Peshkaqeni fantazmë u gjet në një thellësi prej...
7 arsyet pse zgjoheni me hundë të bllokuara edhe kur nuk jeni të sëmurë
Hundët e bllokuara janë shumë të bezdisshme sidomos në mëngjes kur sapo jeni zgjuar nga gjumi. Shpesh pas këtij problemi...
Çaji i duhur kundër baktereve që ju sëmurin, si ta përgatisni
Çajrat ngrohtë dhe aromatikë janë mënyra më e mirë për të kaluar pasditet e vjeshtës apo dimrit. Gjithsesi përveçse janë...